Arbëri

Caktohet data e zgjedhjeve lokale, mbajtja me orën verore

Qytetarët e Republikës së Kosovës, më 22 tetor, do t’u drejtohen sërish kutive të votimit, por këtë herë për zgjedhjet lokale, raporton KTV.

Kështu vendosi presidenti i republikës, Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë.

Kjo datë erdhi si propozim i pothuajse shumicës së përfaqësuesve politikë, ndërsa arsyeja ishte që procesi zgjedhor të mbahej me orën verore.

Kreu i shtetit ka thënë se Kosova tashmë ka instaluar traditën e zgjedhjeve demokratike, e kjo u dëshmua edhe në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. PSHDK-ja i kërkoi KQZ-së që në vendvotime të vendosen kamera, në mënyrë që të monitorohet çdo lëvizje e komisionerëve dhe vëzhguesve.