Arbëri

Abdixhiku e Von Cramon bisedojnë për pikëpamjet e opozitës për dialogun

Descriptive Text

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka mbajtur një takim virtual me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Abdixhiku përmes Twitter ka dhënë detaje për takimin dhe temat e diskutuara.

“Diskutuam politikat e reja të LDK-së dhe reformat e ardhshme partiake; pikëpamjet e opozitës mbi proceset e integrimit, menaxhimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë si dhe dialogun”, shkruan ai.