Arbëri

Vuçiq: Ne s’kemi kushte, pos kërkesës që të zbatohet gjithçka që është firmosur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “nuk ka asnjë kusht” për dialogun që pritet të rinisë së shpejti me Kosovën.

Sipas tij, Serbia ka vetëm një kërkesë, e që është të zbatohet në terren gjithçka që është firmosur deri më tash në Bruksel.

Vuçiq, që po qëndron për vizitë në Bruksel, pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Vlado Bilçik, tha se pret që gjatë qershorit të shpërblehet puna e Serbisë nga KE-ja me hapje të disa kapitujve për integrim në BE.

"Kërkesa jonë është që gjithçka që është nënshkruar të përmbushet. Është e rëndësishme të shohim se cila do të jetë kërkesa e shqiptarëve, ne nuk kemi kërkesa. Unë besoj se do të jemi në gjendje të flasim për paqe afatgjate në Ballkan", tha Vuçiq, përcjell “b92.net” të hënën.