Arbëri

Shtatë të vdekur e 335 raste të reja me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Shtatë persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend, në raportin e së shtunës. Sipas këtij raporti, janë regjistruar edhe 335 raste të reja pozitive nga testimi i 3252 mostrave.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë (67 vjeç), Gjakovë (88 vjeç), Gjilan (81 vjeç), Mitrovicë (84 vjeç), Novobërdë (50 vjeç), Pejë (63 vjeç), Prishtinë (84 vjeç).

Me shtatë vdekjet e regjistruara sot, numri i rasteve të vdekjes si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 2125.

Aktualisht janë 10 mijë e 878 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 103 mijë e 815 raste pozitive, që nga regjistrimi i rasteve të para në muajin mars të vitit të shkuar.

Image