Arbëri

Konjufca: Të rënët për liri do të kujtohen dhe nderohen sa të ketë komb shqiptar

Konjufca: Të rënët për liri do të kujtohen dhe nderohen sa të ketë komb shqiptar
 

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, qëndroi sot në fshatin Nakaradë të Fushë Kosovës, për të nderuar martirët e familjes Mirena, në 22 vjetorin e vrasjes së tyre nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe.

Pasi bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial, kryekuvendari Konjufca, në një fjalë rasti theksoi se kjo masakër dëshmon përmasat e gjenocidit që ka shkaktuar Serbia mbi popullin tonë.