Arbëri

Selimi i përgjigjet Mustafës

Rexhep Selimi nga Vetëvendosje në Interaktiv të KTV-së i është përgjigjur Isa Mustafës lidhur me kërkesën e tij që LDK me çdo kusht të ketë kryeministrin në qeverisjen e ardhshme.

Isa Mustafa më herët të martën në Rubikon të KTV-së kishte thënë se është i hapur për bisedime me VV-në, por me kushtin që mandatari i qeverisë të jetë nga partia e tij, LDK-ja, ose kjo parti do të qëndrojë në opozitë.

Selimi ka thënë se partia e tij është e hapur për bisedime për program dhe nuk duhet të niset gjithçka me pozita. Ai ka thënë se do të bashkëbisedojnë edhe me LDK-në, por se nuk pajtohen me kushtet e tyre edhe pse i kanë bërë ofertë kryetarit të LDK-s.

“LVV është subjekti më i votuar politik, madje edhe Kurti është më i votuari për kryeministër të ardhshëm”, ka thënë Selimi. “Ne kemi program qeverisës dhe kemi kërkuar votën e qytetarit, nga kjo kemi marrë votat e tyre”, ka thënë Selimi, duke shtuar se nëse LDK ka ndonjë problem me këtë le t’iu drejtohet atyre në tavolinë.

“Mes Avdullah Hotit e Albin Kurtit, qytetarët kanë vendosur”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se Vetëvendosje është duke vepruar me gjakftohtësi me të gjitha partitë tjera, pasi edhe kanë grupin më të madh parlamentar.