Arbëri

Kush vendosi që Hoti të jetë kandidat për kryeministër?

Nënkryetarët e LDK-së kishin përparësi për tu bërë kandidat për kryeministër nga kjo parti. Kjo sepse kryeministri në detyrë, nnëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk synonte edhe për një mandat tjetër.

Sipas Mustafës, ky vullnet i tij nuk ishte i freskët. Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se qysh para tri vjetëve u kishte thënë kryesisë së LDK-së që të përgatiten për mandatin tjetër.

“Duhet partia të hapet dhe duhet të japim një shembull që të gjitha kuadrat e LDK-së të uyshtrojnë pozita të ckatuara. Tjetra ishte që unë edhe kur e kam marrë vendimin para tri vjetëve të jem kryeministër, kam thënë se do të jem për një mandat por u kam thënë që në zgjedhjet tjera, nëse i fitojmë zgjedhjet, të përgatiten tjerët për ta ushtruar këtë pozitë”, ka thënë ai.

“Nuk ka qenë vetëm Hoti, kanë qenë nënkryetarët, Agim Veliu, Haki Rugova dhe Lutfi Haziri. Kam biseduar me të gjithë, unë jo, urdhëroni ju”.

Kandidaturën e Avdullah Hotit, Mustafa tha se nuk e kishte diskutuar as me vetë Hotin, andaj edhe sipas tij të gjithë u habitën kur shpalli atë kandidaturë.

Rezultatet e zgjedhjeve sipas Mustafës nuk i mveshin asnjë përgjegjësi Hotit.

“Asnjë përgjegjësi nuk e ka Hoti. Ai ka rezultate dhe i ka dhënë kontribut LDK-së”, ka thënë ai.