Arbëri

Përmbledhje e KTV-së për seancën e Supremes për grupin “Drenica”

Në korrik, do të bëhet publik vendimi i Gjykatës Supreme për ish-komandantët e UÇK-së, Sylejman Selimi e Sami Lushtaku dhe për Jahir Demakun, raporton KTV. Supremja, që është duke vendosur si shkallë e dytë në këtë rast, të martën ka mbajtur seancë dëgjimore, për të dëgjuar ankesat e mbrojtjes e të Prokurorisë.

Sami Lushtaku ishte liruar nga Gjykata e Apelit për vrasje por ishte dënuar për përgjegjësi komanduese me 7 vjet burgim.

Ai, para Gjykatës, ka thënë se e ka humbur besimin në këtë drejtësi, që ka thënë se funksionon me pretendime dhe pa fakte.

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, që është i dënuar me 10 vjet burgim në dy rastet, ka kërkuar drejtësi. Kam thënë disa herë që e ndjej veten plotësisht të pafajshëm dhe vetëm kërkoj drejtësi.

Me 7 vjet burgim është i dënuar edhe Jahir Demaku. Janë bërë 4 vjet nga arrestimi i padrejtë, jemi dënuar padrejtësisht dhe tani është mundësia që të vendosni drejtësi. Avokatët mbrojtës të tyre kanë thënë se me argumentet e tyre besojnë që më në fund të dënuarit e Grupit Drenica do të lirohen.Gjykimi i grupit të Drenicës ka qenë një ndër profilet më të larta të ish-komandantëve e ushtarëve të UÇK-së, të gjykuar ndonjëherë në Kosovë.