Arbëri

Walker e quan vendim të mençur zgjedhjen e Osmanit presidente

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker ka uruar Vjosa Osmanin për marrjen e detyrës së presidentes.

Ai ka thënë se është i kënaqur që Osmani është zgjedhur presidente e një shteti, e një populli që atij i intereson shumë.

“Zonja President, ju keni urimet e mia më të ngrohta, më të sinqerta. Unë jam i sigurt që, nën udhëheqjen tuaj, Kosova do të shkojë në të ardhmen me gjithë besimin, respektin që përfaqëson zgjedhja juaj dhe Kosova e meriton”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se populli dhe Parlamenti i Kosovës kanë marrë një vendim të mençur.