Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka lutur bashkëpartiaken e saj Albena Reshitaj që të veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve të partisë që përfaqëson në Kuvend.
Reagimi saj vjen pasi në seancën e mbrëmshme për zgjedhjen e presidentit, deputetja Albena Reshitaj kishte qëndruar në sallë dukë dhënë votën e saj pro Vjosa Osmanit për presidente.
Kadrijaj ka shkruar në Facebook se AAK-ja ka garuar me kandidatin e saj për president në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe se është e pakuptimtë vota e Reshitajt pro Osmanit.
“Unë kërkoj nga kolegia ime, znj.Albena Reshitaj, ish kryetare e Komisionit për Shëndetësi që të reflektojë, dhe të mbrojë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson. Ne si AAK, kemi garuar me kandidatin tonë për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojmë një kandidat tjetër! Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend”, ka shkruar Kadrijaj.
-
4 prill 2021 17:47
-
Shpërndaje në: