Arbëri

Kuvendi i Kosovës mblidhet të premten në ora 10:00

Kuvendi i Kosovës mban të premten në ora 10:00 seancën e radhës parlamentare.

Kuvendi njofton se seanca mblidhet për të bërë shqyrtimin e propozimit të vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Kjo është agjenda:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

KOHA dje ka raportuar se pas kësaj seance, mund të mbahet zhvillohet edhe seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.