Arbëri

Kusari-Lila do të udhëheqë me Grupin parlamentar të VV-së

Mimoza Kusari-Lila është ka marrë postin e ushtrueses së detyrës së kryesuesit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Për këtë, ajo ka marrë votat e kolegëve deputetë.

Për të marrë postin, shefe e Grupit parlamentar, ajo duhet të zgjidhet edhe nga Këshilli i përgjithshëm i partisë.

Grupi parlamentar i VV-së është më i madhi në Kuvend, me 58 deputetë.

“Në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot, nga deputetët tanë ajo u votua për ta ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota për, 2 vota kundër dhe 3 vota abstenim dhe 1 e zbrazët, znj. Kusari-Lila u votua për drejtimin e grupit parlamentar. Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shefi i Grupit Parlamentar votohet nga anëtarët e grupit parlamentar dhe zgjidhet nga Këshilli i Përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.