Arbëri

Kosnett: SHBA-ja e përkushtuar të punojë me Kosovën për ta luftuar korrupsionin

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar të punojë me Kosovën për të luftuar korrupsionin, për të reformuar strukturat ekzistuese, duke forcuar shërbimin civil apolitik në Kosovë.

Kosnett këto i ka thënë gjatë takimit me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Një takim produktiv sot me ministren e Drejtësisë, Haxhiu. SHBA-ja është e përkushtuar të punojë me Kosovën për të luftuar korrupsionin, për të reformuar strukturat ekzistuese, duke forcuar shërbimin civil apolitik në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Ndërkohë Kosnett është takuar edhe me zëvendëskryeministren e Kosovës, Emilia Rexhepi.

“Si zëvendëskryeministre e parë e Kosovës e pakicës jo-serbe, Emilia Rexhepi, e njeh si ne se përqafimi i diversitetit dhe përfshirjes sjell përfitime konkrete për gjithë qytetarët. Të punojmë së bashku drejt rezultateve reale mbi të drejtat e njeriut, reformën zgjedhore, lirinë fetare dhe drejtësinë tranzicionale”, ka shkruar Kosnett.