Arbëri

Sot mbahet konferenca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Descriptive Text

Sot pritet të mbahet konferenca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në orën 15:00, ka bërë të ditur Gjykata Speciale në Hagë.

Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, u konfirmua më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetej në dyshimin e bazuar se mes 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur nga Ligji i Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.