Arbëri

Konjufca dhe ambasadori i Hungarisë diskutojnë për çështjen e presidentit

Descriptive Text

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze.

Gjatë takimit, sipas njoftimit, të dy palët kanë shfaqur shpresën se krijimi i institucioneve do të përmbyllet suksesshëm me zgjedhjen e çështjes së presidentit.

“Kryetari Konjufca ka falënderuar Hungarinë për ndihmën që ia ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, duke përmendur kontributin e saj edhe para vitit 1999, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e mbështetjes së mëtejme. Në takim është diskutuar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në menaxhimin e pandemisë’, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të dy kanë shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve.​