Ish-deputetit Shpejtim Bulliqi, mbase më i zëshmi i shumicës së kaluar parlamentare se Kosova e bëri keq demaskimin e kufirit me Malin e Zi, nuk po i pëlqen fare gjendja që është krijuar në partinë të cilës i takon.
Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës, vendosi që ta lë jashtë garës për deputet edhe për një mandat tjetër Shpejtim Bulliqin nga Podujeva.
Burime të portalit Koha.net flasin për një afrim të mundshëm të Bulliqit me Lëvizjen Vetëvendosje. Por anëtari i LDK-së, në një prononcim për portalin Koha.net as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar një mundësi të tillë.
Ka bindjen se partia po uzurpohet.
“Nuk mund të mbetem peng i qejfeve të individëve që e kanë uzurpuar partinë”, ka thënë Bulliqi, pa dashur të përmend emra.
I pyetur për mundësinë e braktisjes së LDK-së dhe bashkimin me VV-në apo ndonjë subjekt tjetër, Bulliqi është shprehur se “duhet ta shohim si po rrjedhin gjerat”.
“Nëse tentohet edhe më tutje të uzurpohet partia do ta shqyrtoj pozicionin tim karshi situatë”, ka thënë Bulliqi.
-
19 qershor 2017 22:52
-
Shpërndaje në: