Arbëri

Abdixhiku: 24 marsi i 1999-s shënon një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen për liri

Kreytari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përkujton 22 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s.

Ai ka thënë se 24 marsi i vitit 1999 shënon një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen shekullore për liri.

“Ky momentum hapi shtegun e lirisë dhe në fund të pavarësisë së vendit. Prandaj, qytetarët e Kosovës i mbesin gjithmonë mirënjohës botës perëndimore, SHBA-së me aleat, që përmes NATO-s dhanë shpresën e pritur kaherë. Këtë ditë duhet ta kujtojmë sot e përherë. Gjeneratat e ardhshme duhet ta mbajnë 24 marsin si fundament të lirisë së tyre, fundament të shtetësisë sonë.

Ai ka shtuar se mbi dy dekada më pas, përpjekja për të ndërtuar shtetin e Kosovës, shtet të drejtë, të fortë, të dinjitetshëm vazhdon.

“Sot vajzat e djemtë e Kosovës në uniformë ushtrojnë misione paqeruajtëse nëpër botë; dhe kjo në vete nderon të gjithë burrat e gratë e vendit dhe jashtë, që kanë bërë të mundur që 24 marsi të ndodhë. Kosova vazhdon të ndërtojë ëndrrën e saj origjinale për anëtarësim të plotë në NATO e në BE-së”, ka thënë ai.