Arbëri

Abdixhiku pas dorëzimit të mandateve: LDK-ja dha shembull në skenën politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar gjithë zyrtarët e partisë së tij, kryeministrin, ministrat e zëvendësministrat e stafin politik, që sot kanë dorëzuar detyrat.

Ai ka thënë se është treguar klasë e respekt dhe se LDK-ja me kulturën e treguar ka dhënë shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosovës.

“Falënderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së, Kryeministrin, Ministrat, Zëvendësministrat e stafin politik që sot me dinjitet dorëzuan detyrat e tyre pasardhësve politikë. Treguan klasë e respekt. LDK, me këtë kulturë dha shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosovës. I falënderoj të gjithë, gjithashtu, për shërbim ndaj vendit në kohë aspak të lehtë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.