Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka përmendur të arriturat e Qeverisë Hoti. Ai ka thënë se kur u mor Qeverisja u mor në një ambient politik të tensionuar dhe kontaminuar, e “pa zot shtëpie për të na e dorëzu detyrën”.
Ai ka aloduar në atë se kur kryeministri Hoti e kishte marrë postin, nuk kishte pasur një pranim-dorëzim të detyrës nga Albin Kurti atëbotë. Ndërkohë sot Hoti e ka bërë pranim-dorëzimin e detyrës te kryeministri i ri i vendit Albin Kurti.
Selmanaj ka thënë se ndjehet krenar që ka shërbyer në Qeverinë Hoti dhe thotë se qasja në qeverisje mund të dallojë, por se qasja dhe respekti ndaj shtetit duhet të “na bashkojë të gjithë pa dallim”
“Si e morëm dhe si e lam qeverinë dhe qeverisjen? E morëm me ambient politik të tensionuar dhe të kontaminuar; Pa zot shtëpie për të na e dorëzu detyrën; Me situatë të rëndë pandemike; Me situatë të rëndë ekonomike; Me izolim ndërkombëtarë; Me sanksione nga shteti më mik i Kosovës (SHBA); Me kërcënime për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane; Me udhëkryqe të mëdha në dialogun me Serbinë; Me aktivitete kriminale në zonën kufitare me Serbinë (Karaqevë); Pa ide të qarta për modelin e vettingut në sistemin e drejtësisë; E si e lam sot? Me ambient politikë normal dhe shtensionuese; Me dorëzim detyre si burrështetas të vërtetë; Me situatë të menaxhueshme dhe nën kontroll të pandemisë Covid-19; Me situatë ekonomike stabile dhe me trende shume pozitive; Me plotë miqë dhe aleat tanë tradicional; Pa sanksione, por me marrëveshje për investime miliardëshe; Me FSK pjesë së ushtrisë amerikane, në misione paqeruajtëse nëpër botë; Me qartësi të mëdha në dialogun me Serbinë, s’ka harta e thika mbi tavolinë. Idea për ndarjen e Kosovës tashmë e varrosur; Me rrënim dhe rrafshim të të gjitha kazinove, bastoreve dhe aktiviteteve tjera kriminale ne Karaqevë; Me modelin e zgjedhur për vettingun në drejtësi; Pa asnjë aferë të vetme korruptive nga anëtarët e kabinetit qeveritar. Dhe mos harroni të gjitha këto i bëri qeveria e Kryeministrit Hoti vetëm për 9 muaj qeverisje. Ndjehem krenar që kam pak hise në gjithë këto suksese. Duhet ta dijë gjithësecili se qasja në qeverisje mund të na dalloj, por qasja dhe respekti ndaj shtetit duhet të na bashkojë të gjithëve pa dallim. Me votë zgjidhesh, me votë rrëzohesh dhe me votë rizgjidhesh. Kështu e ka demokracia”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.
-
23 mars 2021 18:04
-
Shpërndaje në: