Arbëri

Osmani: Ishte nder të shërbeja në krye të Kuvendit

Kandidatja për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani, i ka uruar punë të mbarë kryetarit të ri të Kuvendit dhe u.d të presidentit, Glauk Konjufcës.

Osmani ka shkruar në Facebook se ishte ndër të shërbente në krye të Kuvendit gjatë legjislaturës së shatë, duke thënë se ka punuar për interesin e qytetarëve dhe për të rritur integritetin e transparencës.

“Dita e sotme, është realizim i vullnetit qytetar të shprehur me votë plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të gjitha deputeteve dhe deputetëve u uroj punë të mbarë, duke uruar që të jenë përherë të udhëhequr nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe të shërbejnë gjithnjë në shërbim të më të mirës për ta. Na priftë e mbara”, ka shkruar ajo.