Arbëri

Mot i paqëndrueshëm në Kosovë në ditët e ardhshme

Në Kosovë do të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm deri të enjten.

Bora që po bie do të vazhdojë edhe sot, ndërsa nga e marta do të dobësohet intensiteti.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot i paqëndrueshëm deri të enjten.

Temperaturat minimale në pesë ditët e ardhshme do të lëvizin ndërmjet -4 gradë Celsius dhe 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 2 deri në 11 gradë Celsius.

“Kjo situatë e parashikuar meteorologjike nuk na ka habitur, sepse sipas statistikave që kemi në IHMK, borë ka rënë edhe në pjesën e parë të muajit prill. Bora e cila po bie do të vazhdoj edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme por intensitet i saj do të dobësohet nga e martë (23 mars Dita Botërore e Meteorologjisë). Mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve do të vazhdoj deri ditën e enjte. Tutje do të ketë rritje graduale në fushat termike. Bora e cila po bie, aty ku ka mbulesë të tërësishme, do të jetë në favor të kulturave bimore, pasi që do të jetë një mbrojte nga ngricat që do të jenë prezent gjatë kësaj jave. Sa i përket situatës biometeorologjike ajo mbetet e pafavorshme për personat me sëmundje kronike, ndërsa cilësia e ajrit paraqitet relativisht e mirë për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të këtyre elementeve meteorologjike”, thuhet në njoftim.