Arbëri

Nagavci: Konjufca kryeparlamentar, pesë ministri do të udhëhiqen nga gratë

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar se Glauk Konjufca do të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Tashmë është publike që Kuvendin do ta kryesojë z. Glauk Konjufca”, ka thënë Nagavci në intervistë për “Euronews Albania”.

Nagavci ka treguar se në Qeverinë Kurti 2, nga 15 ministri sa do të jenë, pesë do të udhëhiqen nga gratë.

Seanca konstituive e legjislaturës së re do të mbahet më 22 mars. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm zgjedhjet e 14 shkurtit me 50.28 për qind të votave.