Arbëri

Haziri i komenton Adriana Matoshit: Uroj të keni sukses në Lëvizjen e Kuqe

Descriptive Text

Deputetja e re e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, në një postimi në Facebook ka shkruar se si është regjistruar sot për herë të parë si deputete e Kuvendit të Kosovës.

“Për herë të parë u regjistrova si deputete e Kuvendit të Kosovës! Faleminderit për besimin e juaj, shpresoj për një të ardhme të ndritur për t’gjithë qytetarët e vendit! Kofshim e dalshim faqebardhë me punë të mbara e suksese në të gjitha iniciativat”, ka shkruar aktorja Matoshi.

Ndërsa në postimin e saj ka komentuar kryetari i Gjilanit, dhe anëtari i LDK-së, Lutfi Haziri. Haziri në fundjavë garoi për postin e kryetarit të LDK-së, por humbi në garën me Lumir Abdixhikun.

“Suksese edhe nga unë! Uroj të keni suksese me Lëvizjen e Kuqe e të majtët e Kosovës. Në Gjilan je e njohur si mikroborgjeze kishe!” – ka shkruar Haziri.

Image