Arbëri

Abdixhiku ia shpalos ambasadorit britanik qëndrimet e LDK-së për formimin e institucioneve

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, takimin e parë me zyrtarë të jashtëm e ka zhvilluar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Në këtë takim, siç thuhet nga LDK-ja, Abdixhiku ka njoftuar Abbottin për synimet dhe programin e tij në LDK dhe qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale politike në vend dhe formimit të institucioneve.

Pos urimeve e falënderimeve për njëri-tjetrin, palët kanë thënë se kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.