Arbëri

“KOHA Ditore” sërish zgjidhet më e mira në raportin çmim-cilësi

“KOHA Ditore” vazhdon të mbesë gazeta më e mirë ditore në Kosovë në raportin çmim-cilësi. Ajo ka fituar edhe një herë çmimin “Best Buy Award” nga organizata zvicerane “ICERTIAS”.

Sipas një njoftimi nga “ICERTIAS”, me bazë në Cyrih, në një anketë që u është bërë 1200 respondentëve në Kosovë, “KOHA Ditore” është zgjedhur si brendi numër një në kategorinë e gazetave ditore në raportin çmim-cilësi.

“Sipas përvojës suaj personale, cila gazetë e përditshme ofron raportin më të mirë çmim-cilësi në tregun kosovar?” ka qenë pyetja në të cilën janë përgjigjur respondentët që kanë zgjedhur “KOHËN Ditore”.

Pyetësori u organizua në muajin shkurt të vitit 2021, ndërsa çmimi vlen për periudhën 2021-2022. “KOHA Ditore” është vazhdimisht e para në Kosovë. Ajo mban çmimin “Best Buy” qe nga viti 2015. Është vlerësuar si lidere ndër gazetat kosovare, por edhe në rajon.

“KOHA Ditore” dhe produktet tjera të KOHËS tani vijnë përmes platformës “Premium” në të cilën mund të abonoheni lehtësisht online. Janë tri pako: Bazike, Premium dhe Arka. Lexuesit e KOHËS, ndër të tjera, në pakot e reja do të mund të gjeni hulumtime, analiza, intervista, libra të përzgjedhur nga Koha, gjithologët e shumëçka tjetër. Për pakon bazike, lexuesit mund të regjistrohen dhe të kenë qasje deri në 3 artikuj premium në muaj. Ndërkaq për dy pakot, premium dhe arka, abonimi mund të jetë mujor, vjetor dhe dyvjeçar.

Për më shumë detaje rreth çmimit për abonim në këto pako, mund të informoheni duke klikuar KËTU.