Arbëri

Abdixhiku mbledh deputetët e LDK-së për konstituimin e institucioneve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbledhë deputetët e rinj të kësaj partie, për të diskutuar lidhur me konstituimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Takimi i Abdixhikut me deputetët e LDK-së pritet të nisë rreth orës 14:00, sot.

Më 22 mars do të mbahet seanca konstituive, ndërsa të premten kryetari i ri i LDK-së do të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve të fituesve të zgjedhjeve me partitë tjera për konstituimin e institucioneve.

Kurti tashmë ka siguruar votat për formimin e Qeverisë, ndërsa për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente duhet pjesëmarrja në votim edhe e një partie opozitare.