Arbëri

VV-së i certifikohen të tre kandidatët për zgjedhjet në Shqipëri

Descriptive Text

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka certifikuar të martën tre kandidatët e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 prillit.

Vetëvendosje, qendra në Shqipëri do të garojë me tre kandidatë në tri qarqe, me Ilaz Shehun në Qarkun e Lezhës, me Kreshnik Merxhanin në Qarkun e Gjirokastrës dhe me Boiken Abazin në Qarkun e Tiranës.

“Tre kandidatët u mbështetën prej mijëra qytetarëve nga të tri qarqet. Ata ndërthurin parimet e vlerat kolektive të aktivistëve të Lëvizjes, idealin shoqëror e kombëtar dhe përpjekjen për zhvillim e drejtësi, me përgatitjen intelektuale e profesionale, dhe gatishmërinë për angazhim në dobi të vendit. U urojmë suksese Boikenit, Kreshnikut dhe Iliazit, dhe gjithë aktivistëve e simpatizuesve të Lëvizjes, në Shqipëri e kudo”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.