Arbëri

Vishaj: Infektivja është në kufi të kapaciteteve, duhet të rriten hapësirat për pacientë me COVID-19

Mjeku kujdestar në Klinikën Infektive, Arben Vishaj, ka treguar se kjo klinikë është në kufi të kapaciteteve.

Vishaj në DESKUN e KOHËS ka thënë se në Infektive janë të hospitalizuar 116 pacientë, prej tyre 90 me oksigjenoterapi, pra në kufirin e kapaciteteve maksimale.

Ai ka thënë se duhet të hapen njësitë tjera për trajtim të pacientëve me COVID-19, por se janë marrë masa.

“Për momentin i kemi të hospitalizuar 116 pacientë me COVID-19, 90 janë në oksigjenoterapi. Klinika Infektive është në kufirin e kapacitetit maksimal të pranimit të pacientëve. Ne tani ndodhemi në fazën ku kemi rritje enorme të infektimeve me COVID dhe padyshim duhet të hapen edhe njësitë tjera për trajtim. Menaxhmenti i QKUK-së ka marrë masa me kohë. Ka përpiluar plan të detajuar, do të merren vendime të duhura me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës dhe pacientëve tanë”, ka thënë Vishaj.