Arbëri

Haziri për Abdixhikun: Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë

Lutfi Haziri i LDK-së ka uruar edhe njëherë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për marrjen e detyrës.

Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke”.

Haziri ka shkruar se LDK-ja është standard e shkollë politike.

“Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal. Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve”, ka shkruar ai.