Arbëri

Gërxhaliu: Askush nuk kërkoi llogari për keqpërdorimet dhe shitjet e pronave të Kosovës

Descriptive Text

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online vlerësoi se procesi i privatizimit është përcjellë me jo transparencë dhe keqpërdorime, qoftë nga aktorët vendës dhe ndërkombëtar.

Ai thotë se ndërmarrjet që janë konsideruar më të mëdha, janë privatizuar me metodën spin-off special.

“Procesi i privatizimit në Kosovë që nga fillimi ka qenë shumë ma tepër që të implimentohet në aspektin politik se sa ekonomik. Procesi ekonomik i privatizimit ka sjellë sfida të shumta, në rend të parë mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit ka qenë elementi kyc që Kosova shumë më tepër është dëmtuar nga ky sistem se sa që ka përfituar, vet fakti që kemi 845 ndërmarrje publike dhe shoqërore të cilat janë privatizuar për vetëm 645 milionë dhe është e para, vet fakti që kemi rreth 30 mijë hektarë tokë të cilët janë privatizuar për më pak se 90 milionë euro dhe vet fakti që i kemi më tepër se 80 mijë të punësuar që kanë mbet të papunë si pasojë e procesit të privatizimit e dëshmon më së mirë dështimin në këtë proces”, ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka thënë se nga askush nuk është kërkuar llogari, për keqpërodrimet dhe shitjen e pronave së Kosovës në vendet e rajonit.

“Ne kemi pasur keqpërdorim dhe shitje të pronës së Kosovës në Mal të Zi, në Serb,i ka në Kroaci në Slloveni dhe askush nuk ka kërkuar llogaridhënie se kush qëndron pas shitjes së këtyre aseteve dhe sa është dëmtuar Kosova”.

Teksa ka folur për sfidat që do ta presin Qeverinë e re rreth procesit të privatizimit, Gërxhaliu ka theksuar se rishikimi i shitjeve në vendet e rajonit do të jetë një ndër sfidat më të mëdha.

Sipas tij, këto nuk mund të bëhen pa një prokurori aktive dhe pa një sundim të mirëfilltë të rendit dhe ligjit.

“Në rend të parë qe qeveria e re duhet të ketë sfida të shumta në të cialt do të ballafaqohet, mirëpo në rend të dytë nuk mund të ketë komoditet që thotë që do të ketë ndryshim sespe vet fillimi i ndryshimit është suksesi më i madh i Qeverisë në fjalë, por barra e procesit dhe rishikimi i procesit qoftë vendor, apo i shitjes së aseteve në vendet e rajonit do të jetë një ndër sfidat por kjo kërkon një prokurori aktive dhe një sundim të rendit dhe ligjit”.

Edhe Emrush Ujkani, drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve mendon që ka pasur mungesë të sundimit dhe ligjit në procesin e privatizimit.

“Qeveria e ka për detyrë dhe për mandat që veç të kujdeset për një proces që të ndodhë në mënyrë transparente dhe gjithmonë konform procedurave ligjore, në anën tjetër të jetë e kujdesshme se çfarë qasje të ndjeket dhe a do të ketë nevojë që pikërisht në procesin e privatizimit disa nga aspektet ligjore dhe procedurale të rishikohen që një proces i tillë krahas procedurave formale të lenë gjurmë edhe për të mirë në zhvillimin ekonomik në vendin tonë, dhe kjo do të jetë sfidë për Qeverinë”.

Ujkani ka folur edhe për aferat e fundit dhe blerjen e qindra hektarëve me çmim shumë të ulët, derisa ai ka propozuar që këto rastet duhet të hetohen pasi që janë në interes të publikut./EO