Arbëri

Hoti s’ka caktuar ende ministrin e ri të Punëve të Jashtme

Descriptive Text

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ende s’ka caktuar ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas dorëheqjes së Meliza Haradinaj-Stubllës.

Të martën në mëngjes, Haradinaj-Stublla njoftoi publikisht se ka dhënë dorëheqje pas akuzave ndaj saj brenda partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, se kishte vjedhur vota në garën për deputete. Ajo u dorëhoq nga MPJ-ja, por edhe nga AAK-ja.

Pasdite, Qeveria ka njoftuar se Haradinaj-Stublla është liruar nga detyra, ndërsa ka shtuar se emërimin e ministrit të ri do ta bëjë “ditëve në vazhdim”.