Sport

Man. City nuk heq dorë nga Locatelli

Foto: AP

Manchester City nuk ka hequr dorë nga futbollisti i Sassuolos, Manuel Locatelli. Mediat në Itali shkruajnë se Locatelli pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola i cili e do në skuadër mesfushorin italian. Raportohet se ish-trajneri i Cityt, Roberto Mancini ka qenë po ashtu i intersuar më herët për italianin.

23-vjeçari ka pasur paraqitje shumë të mira me Sassuolon këtë sezon dhe si rezultat i kësaj ka marrë oferta nga disa klube të mëdha.

Vlera e tij në treg vlerësohet 35 milionë euro. Dy gola dhe po aq asistime, është bilanci i Locatellit me Sassuolon, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.