Arbëri

Vdes Murat Jashari, i njohur në rastin “Syri i Popullit”

Descriptive Text

I dënuari për tentim vrasjen e Azem Vllasit, Murat Jashari, ka vdekur të mërkurën.

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka shkruan në Facebook se Jashari ka vdekur në QKUK në Prishtinë, por nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me vdekjen e tij.

Murat Jasharit në shkurt të këtij viti i ishte shqiptuar masa e detyrueshme e trajtimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, derisa po gjykohej në rastin “Syri i Popullit” - tentim vrasje të rëndë në tentativë ndaj Azem Vllasit dhe mbajtje në pronësi të armës.

Departamenti special i Gjykatës Themelore kishte vendosur që masa e trajtimit psikiatrik të vazhdonte bazuar nga rekomandimet e ekspertëve të institutit.