Arbëri

Katër të vdekur nga COVID-19, rastet pozitive pas shumë kohësh shkojnë gati në 600

Descriptive Text

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të mërkurën se në 24 orët e fundit kanë vdekur katër qytetarë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që pas shumë javësh, janë shënuar mbi 500 raste të reja pozitive – saktësisht 568. Ky është numri më i madh i rasteve pozitive brenda një 24-orëshi që nga 11 dhjetori, kur ishin shënuar 590 raste.

Rastet pozitive kanë rezultuar nga kryerja e 2.532 mostrave të dyshimta të marra nëpër spitalet në vend dhe gjurmimi i kontakteve në terren.

Qytetarët që humbën betejën me këtë sëmundje janë nga Prizreni, dy raste (56 dhe 60 vjeç) dhe nga Fushë-Kosova (84 vjeç) e Suhareka (85 vjeç).

Me këtë numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 1.620, kurse i të prekurve me COVID-19 në 70.753.