Arbëri

KQZ: Janë rinumëruar 220 vendvotime, 40 të tjera janë në proces të rinumërimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri më tani janë rinumëruar 220 vendvotime ndërkaq edhe 40 të tjera janë në proces të rinumërimit.

Kështu është bërë e ditur nga sekretariati i KQZ-së, në mbledhjen e radhës.

“Sa i përket procesit të rinumërimit, deri tani janë rinumëruar 220 vendvotime ndërkaq janë 40 vendvotime që janë duke i rinumëruar, që i bie se janë rinumëruar dhe janë proces 52.63 vendvotime. Kemi shtuar kapacitetet dhe kemi një progres dhe rezultat pozitiv në aspektin e procesit të rinumërimit”, ka thënë Burim Ahmetaj nga KQZ-ja.

KQZ-ja sot pritet të vendosë për rinumërim edhe të 58 vendvotimeve të reja për shkak se votat për kandidatët nuk janë shënuar fare.