Arbëri

Gjykatësi shqiptar Dvorani nderohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së me çmim ndërkombëtar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vlerësuar me një çmim ndërkombëtar juristin dhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani me motivacionin për përkushtim kundër korrupsionit transparencës dhe llogaridhënies.

Në deklaratën e Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken janë përmendur emrat e 12 personaliteteve nga e gjithë si pjesë të shpalljes së Çmimit Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit për Kampionët Kundër Korrupsionit.

Blinken tha se në të gjithë botën, korrupsioni kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, pengon rritjen ekonomike, minon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shkatërron besimin tek institucionet publike, lehtëson krimin ndërkombëtar dhe heq zhvat burimet publike dhe private.

Juristi Ardian Dvorani ka një histori të gjatë në sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, por një angazhim shumë domethënës në Reformën në Drejtësi. Së fundmi ai është gjetur në sulmin e Presidentit Ilir Meta, për shkak të angazhimit të tij në procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë pas reformës në drejtësi. Meta bëri edhe padi ndaj juristit Drovani./TCH