Arbëri

Tërmet në kufirin Kosovë - Serbi

Një tërmeti 2.5 shkallësh të Rihterit është regjistruar pasditen e së shtunës në kufirin Kosovë – Serbi.

Lëkundjet janë ndier sidomos në rajonin e Gjilanit.

Thellësia e tërmetit raportohet të ketë qenë dy kilometra.

Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmologjisë, tërmeti është ndier edhe në Maqedoninë e Veriut. 

Lëkundjet janë ndier në orën 16:46.