Arbëri

17 të vdekur e mbi 1100 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

17 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 1112 raste pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 3935 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 991 persona në Shqipëri nga COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 96.838 raste pozitive me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 1617 persona. Janë shëruar 60.675, ndërsa janë 34.546 raste aktive.