Arbëri

Ndahen medalje presidenciale për Njësitin e Kërkim Shpëtimit dhe regjisoren Basholli

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka ndarë medalje për regjisoren Blerta Basholli për ndërë të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Një medalje tjetër është ndarë edhe për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Ky Njësit, për vite me radhë është shquar me punën e tij në misione të ndryshme të kërkim-shpëtimit, brenda dhe jashtë vendit. Kurse, regjisorja Blerta Basholli është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës. Filmi ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit të madh të filmit në SHBA, Sundance Film Festival”, thuhet në njoftim.