Deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se janë bërë 13 vjet që Serbia po e mban peng veten nga mospranimi i realitetit.
Kamberi postimi e ka nisur me një fjali nga gjenerali De Gaulle në Algjer.
“Je vous ai compris » (“Unë ju kam kuptuar”). Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më 4 qershor 1958, mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj”, ka thënë ajo.
-
17 shkurt 2021 16:42
-
Shpërndaje në: