Arbëri

Rama: Brenda 14 muajve do të kryejmë gjithë vaksinimin antiCOVID

Descriptive Text

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë i pranishëm në stadiumin “Air Albania”, ku ka parë nga afër vijimin e procesit të vaksinimit në këto ambiente.

Rama nga aty tha se do të fillojë vaksinimi fillimisht tek të moshuarit që janë personalitet. Ndërsa më tej është shprehur se Shqipëria është gati për të firmosur marrëveshjen për sigurimin e 360 mijë dozave të vaksinës anti-Covid të AstraZenecas.

Rama ka vijuar duke thënë se nesër nis vaksinimi anti-COVID në Vlorë, ndërsa ka shtuar se brenda 14 muajsh do të kryejmë të gjithë vaksinimin anti-COVID.

“Presim të nënshkruajmë marrëveshje për sigurimin e 360.000 dozave nga AstraZeneca. Nesër nis vaksinimi antiCOVID në Vlorë. Do të vaksinojmë personalitetet që janë të moshuar. Brenda 14 muajsh do të kryejmë të gjithë vaksinimin antiCOVID”, tha ai./KSP