Arbëri

267 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 267 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 2040 mostrave.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për rastet e reja pozitive në Facebook.

“Brenda 24 orëve, nga 2040 mostra, 267 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje 8.7%”, ka shkruar Zemaj.