Arbëri

Lajçak: Mezi po pres të punoj me qeverinë e re të Kosovës në vazhdimin e dialogut me Serbinë

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova ka treguar maturi gjatë zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura dje.

Lajçak ka shtuar se po shikon para që të punon me qeverinë e re të Kosovës për të vazhduar procesin e dialogut me Serbinë.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan maturi të institucioneve të saj, gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe mezi po pres të punoj me qeverinë në ardhje në vazhdimin e dialogut”, ka shkruar Lajçak