Arbëri

Ish-këshilltari i Hotit kërkon dorëheqjen e krerëve të LDK-së

Xhavit Beqiri, ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të japin dorëheqje pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Duke iu drejtuar kreut të LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetarit të tij Agim Veliu, dhe të tjerëve, Beqiri ka thënë se dorëheqja pos si akt moral do të ishte mundësi për të treguar dinjitet.

“Isë, Agim & company, përveçse si akt moral, dorëheqjen e keni mundësi për me tregue pak dinjitet! Shkoni... e keni katranosur!”, ka shkruar ai në Facebook.

Pas numërimit të më shumë se 70 për qind të votave, LDK-ja është në përqindjen më të ulët në histori të saj, rreth 13. Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me mbi 47 për qind të votave.