Arbëri

Lista Serbe: I kemi fituar të dhjetë mandatet e rezervuara

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, partia e tij ka shënuar fitore bindëse.

Rakiq tha në një konferencë për media se Lista Serbe i ka fituar të dhjetë mandatet në Kuvendin e Kosovës, të rezervuara për komunitetin serb.

“Kjo është fitore e unitetit serb, e harmonisë serbe. Kjo është provë se duam të mbetemi vetvetja”, tha Rakiq.

Ai shtoi se 99 për qind e qytetarëve të Kosovës nga komuniteti serb kanë votuar për Listën Serbe.

Në zgjedhjet e së dielës garuan Lista Serbe dhe dy nisma nga komuniteti serb.

Sipas rezultateve të deritanishme, Rakiq tha se Lista Serbe ka fituar pesë për qind më shumë vota sesa në zgjedhjet e fundit parlamentare, në vitin 2019./REL