Arbëri

Reagon Ahmeti: VV-ja ka legjitimitet për të qeverisur me vendin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka legjitimitetin për të qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme.

Ahmeti ka shkruar se këtë legjitimitet nuk e ka pasur asnjë parti në Kosovë nga zgjedhjet e pasluftës.

“Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 për qind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive”, thuhet në njoftimin e Ahmetit në Facebook.

Ai ka uruar ish-partinë e tij dhe qytetarët për zgjedhjet demokratike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka publikuar ndonjë rezultat preliminar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve.