Arbëri

Në orën 19:00 KOHA do të dalë me projeksion për rezultatin e zgjedhjeve

Menjëherë pas edicionit të lajmeve do të keni rast të shihni Projeksionin e KOHËS për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Matja e disponimit të votuesve është zhvilluar nga data 9 shkurt deri më 12 shkurt, me metodologji të bazuar në kritere të pranuara ndërkombëtarisht.

Përveçqë me këtë projeksion do të paraqiten të dhënat se si qëndrojnë partitë varësisht nga disponimi qytetar, do të prezantohet edhe një analizë e hollësishme mbi një sërë pyetjesh rreth pritshmërisë të tyre dhe përparësive që ata mendojnë se duhet t’i ketë kushdo që do të qeverisë.

Qëndroni me KOHËN, që në momentin kur zyrtarisht mbyllen vendvotimet t’i kuptoni rezultatet e Projeksionit tonë.