Arbëri

Koci: Prioriteti numër një i Qeverisë së ardhshme duhet të jetë vaksinimi

Avokati i njohur Arianit Koci ka thënë që shpreson që kushdo që i fiton këto zgjedhje do t’i lë anash inatet partiake dhe do të marrë në ekipin e tij njerëzit më të mirë të vendit.

Koci në “Zgjedhjet në KOHË” ka thënë se prioriteti numër një i Qeverisë së re duhet të jetë vaksinimi e që sipas tij, Kosova në këtë aspekt ka mbetur mbrapa.

“Shpresoj që kushdo qe i fiton zgjedhjet do t’i lë anash inatet partiake dhe në ekipin e tij do të marrë njerëzit më të mirë dhe të filloj me problemet që na kanë mbuluar, prioriteti numër 1 është vaksina, jemi shumë larg, unë dje mora njoftimin se një shok i imi është riinfektu me COVID-19. Ekonominë e kemi të dërmuar. Pra do të ketë punë serioze për qeverinë e re, shpresoj të zgjat më shumë kjo qeveri e re”, ka thënë Koci.