Arbëri

Sindikata e Shëndetësisë e quan skandaloz lehtësimin e masave anti-COVID

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës e ka vlerësuar si të papranueshme dhe skandaloze lehtësimin e masave nga Qeveria në detyrë.

FSSHK-ja ka thënë se për apetitet e tyre politike, asnjë parti nuk po reagon.

“Skandaloze, e papranueshme lehtësimi i masave nga Qeveria në detyrë, aq më keq si duket për apetite politike asnjë parti politike nuk reagon. Andaj FSSHK edhe njëherë kërkon përgjegjësi kolektive, popullore që ta ruani veten, është më se evidente që të gjitha partitë politike nuk e kanë prioritet shëndetin publik të popullit por vetëm votën e tyre. Apelojmë që IKSHPK dhe të gjithë ekspertët e shëndetësisë të distancohen nga veprimet politike vetëvrasëse dhe të mos jenë pjesë e vendimeve skandaloze për popullin e Republikës së Kosovës. FSSHK apelon tek të gjitha mediat dhe i lut që të mos jenë pjesë e kësaj kampanje antikombëtare, ne nuk mund të jemi sponsor tuaj, por ne mund të mbrojmë shëndetin tuaj. Ju lutemi dhe përgjërohemi thirrni mendjes në veprimet tuaja. Jeta është më e shtrenjtë se një votë”, thuhet në reagim të FSSHK-së.