Arbëri

Dy të vdekur dhe 344 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Descriptive Text

Dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 344 raste të reja pozitive me koronavirus.

Një rast i vdekjes është në Skenderaj (63 vjeç) dhe një në Viti (85 vjeç).

Numri total i të vdekurve ka arritur në 1534.

344 raste pozitive janë nga testimi i 2281 mostrave. Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 63.433.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 230 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 54.891. Janë 7008 raste aktive.